• e enjte, 27 qershor 2024

Zjarr në një rrokaqiell në ndërtim në Hong Kong

Zjarr në një rrokaqiell në ndërtim në Hong Kong

Hong Kong, 2 mars 2023 (MIA) - Një zjarr ka shpërthyer sot në kantierin e ndërtimit të një rrokaqielli në Hong Kong, për shkak të të cilit janë aktivizuar një numër i madh i zjarrfikësve, kumtuan autoritetet e qytetit.

Zjarri shpërtheu në orën 23:11 me orën lokale (17:11 sipas kohës së evropës qendrore ) në Cim Pa Cui, një zonë tregtare dhe turistike në breg të detit. Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima.

Zjarri u vërejt fillimisht pranë skelave në pjesën e sipërme të ndërtesës, ndërsa zjarri dallohej nga skela si dhe prushi që binte në rrugët ngjitur. Një orë më vonë, zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën dhe zbriti në rrugën ku ishin mbledhur qindra shikues.

Policia kumtoi se zjarri përfshiu edhe katër ndërtesa fqinje, por se ato zjarre janë shuar.

Aty po ndërtohet një ndërtesë 42-katëshe, ku do të strehohet Klubi Detar dhe një hotel i ri, ndërsa projekti është në pronësi të Empire Group.

Rreth kantierit ka një qendër tregtare, disa hotele dhe disa ndërtesa banimi dhe biznesi.

Zona Cim Pa Cui është një zonë e njohur turistike dhe tregtare në Hong Kong. Është i njohur për rrokaqiejt e tij dhe pamjen e portit Viktoria të qytetit. ls/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR