• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zjarr në një ndërtesë në Londër, 11 të lënduar, më shumë se 100 të evakuuar

Zjarr në një ndërtesë në Londër, 11 të lënduar, më shumë se 100 të evakuuar

 Londër, 1 mars 2024 (MIA)  - Njëmbëdhjetë persona janë dërguar në spital pas një zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në lagjen luksoze të Londrës Saut Kensington, në jugperëndim të Londrës, afër Muzeut të Shkencave Natyrore.

 Brigada   Zjarrfikëse londinze në "X" raportoi se 11 persona u trajtuan për shkak të thithjes së  tymit dhe se rreth 130 banorë duhej të evakuoheshin nga ndërtesa ku shpërtheu zjarri dhe ndërtesat fqinje.

 Në vendngjarje kanë mbërritur 15 automjete zjarrfikëse dhe rreth 100 zjarrfikës.

 Rreth 15 persona kanë  arritur të ikin nga ndërtesa që digjej përpara se të arrinin ekipet e zjarrfikësve..

Foto: "X" 

 

QËNDRONI TË LIDHUR