• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Zjarr në një fabrikë në ZZHTI- Shtip, dy persona kanë marrë lëndime trupore

Zjarr në një fabrikë në ZZHTI- Shtip, dy persona kanë marrë lëndime trupore
Shtip, 19 gusht 2022 (MIA)- Një zjarr ka shpërthyer rreth orës 10 në një fabrikë në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) në Shtip. Sipas zëdhënëses së Spitalit klinik- Shtip, Marina Shumanska janë pranuar dy pacientë me lëndime trupore të cilët janë kontrolluar menjëherë nga mjekët.

"Në spital janë hospitalizuar dy pacientë me lëndime trupore, janë kontrolluar nga mjeku Serafimov dhe mjeku Nikollov, janë kryer tomografi kompjuterike dhe analiza laboratorike", tha Shumanska.

Sipas informacioneve të zjarrfikësit, Sllavço Dellov zjarri tek ata është lajmëruar rreth orës 10 pas së cilës ata kanë reaguar dhe shuar plotësisht deri në orën 11.

"Diku rreth orës 10 është raportuar për zjarr në një kompani në pjesën industriale të Shtipit. Nga ana jonë kemi ndërhyrë me dy automjete dhe katër zjarrfikës. Është lajmëruar për flakë në një furrë dhe konstrukt të çatisë. Është dalë në vendngjarje, zjarri është lokalizuar dhe shuar, në kohën më të shpejtë", tha Dellov.

Për momentin nuk dihet se sa është dëmi material i shkaktuar nga zjarri në fabrikë. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR