Zjarr në një burg në Split, disa të burgosur janë hospitalizuar
- – Një zjarr shpërtheu mbrëmë në burgun “Bilice” në qytetin kroat Split, ndërsa disa të burgosur ishin hospitalizuar për shkak se kishin thithë tym, njoftoi shërbimi zjarrfikës lokal.
- Post By Fitore Curri
- 13:24, 10 qershor, 2025
Split, 10 qershor 2025 (MIA) – Një zjarr shpërtheu mbrëmë në burgun “Bilice” në qytetin kroat Split, ndërsa disa të burgosur ishin hospitalizuar për shkak se kishin thithë tym, njoftoi shërbimi zjarrfikës lokal.
Zjarri, i cili shpërtheu në një nga qelitë rreth orës 21:30, ishte shuar kryesisht nga nëpunësit e burgut para mbërritjes së zjarrfikësve.
Gjashtë zjarrfikës kishin evakuuar një pjesë të të burgosurve, ndërsa disa të tjerë ishin dërguar në spitalin e qytetit për shkak të problemeve të shkaktuara nga tymi, njoftoi shërbimi zjarrfikës. fc/
Foto: Arkivi