• e martë, 02 korrik 2024

Zjarr në dy lokacione në Bellgorod

Zjarr në dy lokacione në Bellgorod

Moskë, 17 prill 2023 (MIA) - Në qytetin rus Bellgorod mbrëmë kanë shpërthyer dy zjarre, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.

"Dy zjarre kanë ndodhur në objekte civile në qytetin Bellgorod dhe qarkun Bellgorod. Nuk ka viktima. Janë angazhuar shërbimet për raste urgjente", deklaroi guvernatori i Qarkut Bellgorod, Vjeçesllav Gladkov.

Ende nuk është i njohur shkaku për zjarret, por sipas publikimeve në rrjetin social Telegram, një dron ukrainas ka kryer sulm ndaj termoelektranës, ndërsa sipas pohimeve tjera, është sulmuar një trafostacion.

Ukraina deri tani disa herë e ka granatuar Qarkun Bellgorod. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR