• e shtunë, 28 shtator 2024

Zjarr i madh shpërtheu në një hangar në Shën Petersburg

Zjarr i madh shpërtheu në një hangar në Shën Petersburg

Shën Petersbug, 3 shtator 2023 (MIA) - Një zjarr i madh shpërtheu sot në verilindje të Shën Petersburgut, në një hangar me sipërfaqe prej 800 metra katrorë. 

Zjarri ka shpërthyer në një hangar në Shën Petersburg, njoftoi shërbimi për informim i Ministrisë rajonale për situata të jashtëzakonshme, transmeton RIA Novosti.

Siç bënë të ditur nga Ministria, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 60 zjarrfikës me 12 automjete. Sipas informacioneve të para, nuk ka raportime për të lënduar ose viktima. Dëshmitarët e rastit thonë se kanë dëgjuar shpërthime para se të shpërthente zjarri. 

Përndryshe, një zjarr i madh ishte vërejtur edhe dje në qytetin e njëjtë. Tymi i dendur e mbuloi qiellin mbi qytet, ndërsa shërbimet ruse njoftuan se zjarri ka kapluar sipërfaqe prej 1.400 metra katrorë. fc/

Fotografia: Printskrin/Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR