Zjarr i madh në Sverdlovsk tek Urali - deri tani një person ka humbur jetën, ndërsa janë djegur 178 ndërtesa
- - Së paku një person humbi jetën, ndërsa më shumë se 178 ndërtesa janë shkatërruar nga zjarret që shpërthyen në rajonin rus Sverdlovsk, në rrëzën e kodrave të Uralit, kumtoi Ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme.
- Post By Sara Ademi
- 10:49, 26 prill, 2023
Sverdlovsk, 26 prill 2023 (MIA) - Së paku një person humbi jetën, ndërsa më shumë se 178 ndërtesa janë shkatërruar nga zjarret që shpërthyen në rajonin rus Sverdlovsk, në rrëzën e kodrave të Uralit, kumtoi Ministria ruse për Situata të Jashtëzakonshme.
Në një video në rrjetet sociale shihet se si flaka përfshin shtëpi dhe drunj, ndërsa tymi e mbuloi qiellin.
"Zjarri shkatërroi 178 ndërtesa, nga të cilat 134 banesore dhe 32 ndërtesa jobanesore", kumtoi Ministria për situata të jashtëzakonshme në një mesazh në Telegram.
Zjarri është përhapur drejt fshatrave Shosva dhe Tajezhni dhe deri më tani ka përfshirë një sipërfaqe totale më të madhe se 11.000 metra katror. Në fshatin Shosva humbi jetën një person.
Arsyeja e zjarrit ende nuk është e njohur.
Shërbimet ruse për raste emergjente publikuan se më shumë se 380 persona janë përfshirë në përpjekjet për vënien e tij nën kontroll. sa/