Zjarr i madh në Kavajë, digjen edhe bimë të ullinjve
- Të paktën 10 hektarë tokë me bimë të ullinjve dhe bimësi të ulët është kapluar nga një zjarr i madh pyjor, që shpërtheu në afërsi të qytetit Kavajë, në jugperëndim të kryeqytetit të Tiranës, njoftojnë mediat shqiptare.
- Post By Fami Bajrami
- 09:31, 26 korrik, 2024
Tiranë, 26 korrik 2024 (MIA) - Të paktën 10 hektarë tokë me bimë të ullinjve dhe bimësi të ulët është kapluar nga një zjarr i madh pyjor, që shpërtheu në afërsi të qytetit Kavajë, në jugperëndim të kryeqytetit të Tiranës, njoftojnë mediat shqiptare.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri, Arben Cara, njoftoi se zjarri në Kavajë vazhdon të jetë aktiv, ndërsa të gjitha ekipet zjarrfikëse janë në terren, duke përfshirë edhe ato të komunave fqinje, Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës që ta shuajnë zjarrin.
Ai theksoi se në vend janë aktive gjithsej 50 ekipe, por situata është komplikuar për shkak të erës.
Policia ka evakuuar banorët nga banesat të cilat ka rrezik të kaplohen nga zjarri.
Cara informoi se dy persona janë arrestuar për shkak të zjarrvënies dhe u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm.
Në vendin ku ka shpërthyer zjarri ka qenë i pranishëm ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Balla dhe kryetari i komunës së Kavajës. rq/bsh/
Foto: MPB FB