• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zjarr i madh në Dubai: Përfshihet nga flakët rrokaqielli me 67 kate, janë evakuuar pothuajse 4.000 njerëz

Zjarr i madh në Dubai: Përfshihet nga flakët rrokaqielli me 67 kate, janë evakuuar pothuajse 4.000 njerëz

Dubai, 14 qershor 2025 (MIA) - Zjarr i madh e kaploi rrokaqiellin me 67 kate në Dubai, duke i detyruar autoritetet të evakuojnë pothuajse 4.000 njerëz, kumtoi gazeta "Halexh Tajms".

Qindra banorë deklaruan se alarmet zjarrfikëse nuk funksionuan dhe se për zjarrin morën vesh madje kur e ndjenë tymin apo u njoftuan nga miqtë.

Tymi i dendur i mbushi shkallët, duke i detyruar shumicën të përdorin ashensorët për të dalë nga ndërtesa. Disa banorë natën e kaluan në qiell të hapur para se të gjenin banim. Një banor nga kati 24 deklaroi për mediumet: "Isha me gruan kur rreth orës 21:45 ndjemë aromën se diçka po digjej. Kontrolluam banesën, por nuk gjetëm asgjë. Nga ballkoni pamë zjarrfikës dhe njerëz jashtë. Një mik na lajmëroi dhe tha se nuk mund të hyjë për shkak të zjarrit. Sigurimi na tha ta braktisim ndërtesën madje pasi që i kontaktuam".

"Shakllët ishin përplot me tym, kështu që përdorëm ashensorin, i cili funksiononte. Bashkëshortes iu përkeqësua gjendja nga tymi. pritëm jashtë 45 minuta para se të largoheshim drejt një hoteli. Më vonë pamë flakë në katet më të larta. Ishte tmerruese", shtoi ai.

🚨🇦🇪 Huge Fire engulfs Sky Scraper in Dubai pic.twitter.com/99r2Wjy4Fn

— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) June 14, 2025

Një tjetër banor nga kati 28 deklaroi se alarmi i zjarrit fare nuk ishte aktivizuar. "Kuptuam një orë më vonë përmes porosisë nga miku. Shkallët dhe lobi ishin përplot me tym. Pa ndihmën e njerëzve, ndoshta nuk do të dilnim", deklaroi ai për mediumet lokale.

Banorët shprehën revoltë për shkak të sistemeve jofunksionale të sigurisë në ndërtesë. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR