• e premte, 05 dhjetor 2025

Zjarr i madh në afërsi të Athinës

Zjarr i madh në afërsi të Athinës

Athinë, 3 korrik 2025 (MIA) - Një zjarr i madh shpërtheu në afërsi të qytetit port Rafina në pjesën lindore të rajonit Atika, rajon më i gjerë i Athinës, ndërsa nga numri 112 u dërgua mesazh për evakuim deri tek ata të cilët gjenden në këto tre vendbanime në afërsi, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Në shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë 104 zjarrfikës me gjashtë ekipe këmbësorie, 28 automjete dhe vullnetarë, ndërsa nga ajri po intervenojnë me tre helikopterë dhe dy aeroplanë.

Era e fuqishme, që me shpejtësi po përhap zjarrin, në mënyrë shtesë e vështirëson punën e zjarrfikësve.

Zjarri është në afërsi të shtëpive në lagje, të cilat megjithatë nuk janë dendur të banuar, ndërsa sipas mediave greke, policia ndërhyri në evakuimin e nëntë personave.

Për shkak të zjarrit është ndërprerë komunikacioni në disa lagje.

Në Rafina është një nga tre portet e Athinës, ndërsa për shkak të zjarrit, një traget nga Evia po kthehet në portin nga i cili është nisur. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR