• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zjarr afër Trogirit, era po e përhapë zjarrin afër Dubrovnikut

Zjarr afër Trogirit, era po e përhapë zjarrin afër Dubrovnikut

Zagreb, 25 korrik 2023 (MIA) - Në Seget afër Trogirit sot pasdite u ndez zjarr të cilin po e shuajnë tre njësi zjarrfikëse-Trogir, Kashtela dhe Split, por era e fuqishme po e vështirëson aksionin, lajmëruan mediumet kroate.

Siç kumtoi Ministria kriate e Mbrojtjes, në shuarjen e zjarrit në Seget Gornji po marrin pjesë tre kanaderë.

Zjarri në Serget Gornji afër Trogirit, i cili shpërtheu sot çasdite, po e shuajnë rreth 60 zjarrfikës me 20 automjete zjarrfikëse, me mbështetje të tre aeroplanëve zjarrfikës, informojnë zjarrfikësit e Trogirit.

"Ai është një rjaon i pabanuar ku ka shtëpiza pushimi, por nuk rrezikohen nga zjarri2, tha komandanti i zonës operative Trogir, Marin Buble.

Zjarri shpërtheu rreth orës 16:30. Zjarrfikësit me intervenim të shpejtë arritën ta ulin intensitetin e tij, por ende nuk është nën kontroll. Tani për tani nuk dihet sa sipërfaqe është kapluar nga zjarri.

Në të njejtën kohë, probleme të reja ka edhe tek zjarri në qarkun e Trogirit. Sipas mediumeve lokale, ende është e paqartë situata rreth zjarrit i cili po ndizet prej mbrëmë. Këtë zjarr sot në mëngjes e kanë shuar tre kanaderë.

Zjarri ende nuk është shuar dhe, siç theksoi tashmë shefi i shërbimit zjarrfikës të Dubrovnikut, Stjepan Simoviq, ana perëndimore dhe ëindore janë aktive, ndërsa erën e kanë armikun më të madh. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë

QËNDRONI TË LIDHUR