• e martë, 24 dhjetor 2024

Zimbabve do të therë 200 elefantë për t'i ushqyer qytetarët e saj

Zimbabve do të therë 200 elefantë për t'i ushqyer qytetarët e saj

Harare, 18 shtator 2024 (MIA) - Zimbabve ka miratuar një plan për të zhdukur 200 elefantë për të ushqyer qytetarët e saj, të cilët vuajnë nga uria për shkak të thatësirës më të ashpër në disa dekada.

Sipas Tinashe Faravo, zëdhënëse e Drejtorisë së parqeve dhe kafshëve të egra, gati gjysma e popullsisë së vendit përballet me urinë akute. Plani pason pas një vendimi të ngjashëm në Namibi për të vrarë kafshët për të lehtësuar urinë, raportoi Si-En-En.

Faravo theksoi se Zimbabve ka mbi 84.000 elefantë, shumë më tepër se kapaciteti prej 45.000.

Ministri i Mjedisit Jetësor, Sitembiso Njoni theksoi para deputetëve se "Zimbabve ka më shumë elefantë se sa që i duhen".

Ajo shtoi se numri i madh i elefantëve do të thotë gjithashtu "mungesë e resurseve" për ushqimin e tyre, që nxitën konfliktin njerëzor dhe kafshë të egra në vend. "Ne po flasim me Drejtorinë e parqeve dhe kafshëve të egra të Zimbabvesë dhe disa bashkësi për të bërë atë që bëri Namibia", theksoi ajo.

"Kur ka një mbingarkesë të kafshëve të egra në një park të caktuar, ata do të përpiqen të dalin jashtë parkut në kërkim të resurseve si uji ose gjelbërimi. Kur kjo të ndodhë, ata do të vijnë në kontakt me personat dhe do të fillojnë konflikte", shtoi ajo. .

Muajin e kaluar Namibia miratoi therjen e 700 kafshëve të egra, duke përfshirë elefantët, ndërsa mishi i tyre do t'u shpërndahet personave që përballen me mungesë të ushqimit. Më shumë se 150 kafshë janë therur tashmë, publikoi Ministria e Mjedisit Jetësorë, Pyjeve dhe Turizmit të Namibisë, ndërsa janë shpërndarë më shumë se 50.000 kilogramë mish. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR