Zhduket një shtetas polak në Vodno, aktivizohen ekipet për kërkim dhe shpëtim
- Në numrin e emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sot është denoncuar zhdukja e një personi mashkull, shtetasi polak, në shpatijet e malit Vodno.
- Post By Fami Bajrami
- 18:53, 26 shtator, 2025
Shkup, 26 shtator 2025 (MIA) - Në numrin e emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) sot është denoncuar zhdukja e një personi mashkull, shtetasi polak, në shpatijet e malit Vodno.
Menjëherë pas marrjes së raportit, qendra operative në detyrë e QMK-së ka informuar institucionet kompetente. Ministria e Punëve të Brendshme është mobilizuar për të formuar një ekip të posaçëm kërkimi, ku në operacion janë përfshirë edhe ekipe nga Kryqi i Kuq.
Përveç kësaj, siç informojnë nga QMK-ja, në terren tashmë janë një ekip për mbrojtje dhe shpëtim nga DMSH.
Foto: arkivi i MIA-s