• e diel, 22 dhjetor 2024

Zgjedhjet presidenciale në Turqi: Ngushtohet diferenca midis Erdoganit dhe Kiliçdaroglut

Zgjedhjet presidenciale në Turqi: Ngushtohet diferenca midis Erdoganit dhe Kiliçdaroglut

Ankara, 14 maj 2023 (MIA) – Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka marrë 50,30 për qind të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale në Turqi, raporton Agjencia Anadollu, gjithnjë sipas rezultateve të përpunuara nga 82,54 për qind e materialit zgjedhor.

Kandidati opozitar Kemal Kiliçdaroglu ka fituar 43,91, ndërsa Sinan Ogan 5,31 për qind të votave. Për Muharem Inxhe i cili të enjten u tërhoq nga gara zgjedhore kanë votuar 0.48 për qind.

Sipas agjencisë private të lajmeve Anka, janë numëruar 53,1 për qind e votave, ku Kiliçdaroglu ka fituar 67,25, Erdogan 31,02, Ogan 1,47 dhe Inxhe 0,26 për qind të votave.

Qytetarët e Turqisë sot kanë votuar në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare, duke zgjedhur midis tre kandidatëve presidencial, 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për përbërjen e re të Kuvendit kombëtar i cili numëron gjithsej 600 vende deputetësh.

Të drejtë vote në zgjedhje kanë pasur 64,11 milionë njerëz, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 88,44 për qind.

QËNDRONI TË LIDHUR