• e diel, 22 dhjetor 2024

Zgjedhjet në Turqi: Votat për Erdoganin bien nën 50 për qind

Zgjedhjet në Turqi: Votat për Erdoganin bien nën 50 për qind

Ankara, 14 maj 2023 (MIA) – Sipas rezultateve të agjencisë shtetërore turke të lajmeve Anadollu, në garën për president të Turqisë janë numëruar 90,61 për qind e votave, ndërsa presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan ka rënë në më pak se pesëdhjetë për qind të votave.

Erdogani tani ka 49.86 për qind të votave i ndjekur nga Kemal Kiliçdaroglu si i dyti, njëherësh kandidat i përbashkët i opozitës kryesore Aleanca e kombit me 44.38 për qind të votave.

Nëse situata nuk ndryshon, Turqia do të shkojë në raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj.

Qytetarët e Turqisë sot kanë votuar në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare, duke zgjedhur midis tre kandidatëve presidencial, 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për përbërjen e re të Kuvendit kombëtar e cila ka gjithsej 600 vende deputetësh.

Të drejtë vote në zgjedhje kanë pasur 64,11 milionë njerëz, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 88,44 për qind.

 

QËNDRONI TË LIDHUR