• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zgjedhjet lokale në Belgjikë

Zgjedhjet lokale në Belgjikë

Bruksel, 13 tetor 2024 (MIA) - Në Belgjikë sot mbahen zgjedhjet lokale në të cilat duhet të zgjidhen anëtarët e 10 këshillave krahinorë dhe 583 komunal, me të cilat do të përfundojë formimi i organeve të reja të pushtetit në të gjitha nivelet e pushtetit pas zgjedhjeve kombëtare dhe rajonale të mbajtura në qershor të këtij viti.

Një karakteristikë themelore e autoriteteve lokale në Belgjikë është se bashkëpunimi partiak në provinca dhe komuna shpesh devijon nga kornizat kombëtare dhe rajonale, si në lidhje me politikëbërjen ashtu edhe në formimin e koalicionit.

Zgjedhjet lokale në Belgjikë mbahen çdo gjashtë vjet dhe këtë vit ndodhi të mbahen vetëm katër muaj pas zgjedhjeve evropiane, kombëtare dhe rajonale. Kjo situatë rezultoi në përmbajtjen e partive për të arritur marrëveshje për bashkëpunim koalicioni në nivelet më të larta të qeverisë dhe për të përcaktuar programet e punës me masat për kursim të pritshme jopopullore, për këtë arsye pati propozime për ndryshime në legjislacionin për vetëqeverisjen lokale, me të cilat organet e qeverisjes vendore do të zgjidheshin çdo pesë vjet, së bashku me parlamentet federale dhe rajonale.

Ndryshe, për zgjedhjet e sotme në Flandria u ndryshua legjislacioni në mënyrë që votimi të mos jetë i obligueshëm, siç është rasti me zgjedhjet në nivele të tjera. Në dy rajonet tjera belge - Bruksel dhe Valonia votimi në këto zgjedhje mbetet i obligueshëm.

Të drejtën e votës në zgjedhjet lokale në Belgjikë, përveç shtetasve belgë, kanë edhe të huajt me vendbanim të ligjshëm dhe të rregulluar në vend. Me ndryshimet zgjedhore në Flandria, të huajt me të drejtë vote nuk ishin më votues automatikë, por duhej të regjistroheshin nëse donin të votonin. sa/

Foto: Belga/Net

QËNDRONI TË LIDHUR