Zgjedhje në Holandë në nëntor
- - Zgjedhjet në Holandë do të mbahen më 22 nëntor, njoftoi Korporata Radiodifuzive Holandeze, duke iu referuar burimeve qeveritare.
- Post By Fitore Curri
- 13:12, 14 korrik, 2023

Amsterdam, 14 korrik 2023 (MIA) - Zgjedhjet në Holandë do të mbahen më 22 nëntor, njoftoi Korporata Radiodifuzive Holandeze, duke iu referuar burimeve qeveritare.
Qeveria e koalicionit në Holandë ra vitin e kaluar pasi nuk arriti marrëveshje për kufizimin e emigrimit.
Mark Rute, i cili ishte në krye të vendit 13 vjet dhe kryeministri më jetëgjatë në historinë e saj, të hënën njoftoi se tërhiqet nga politika.
Ministrja holandeze e Financave, Sirgid Kag dhe ministri i Punëve të Jashtme, Vopke Hukstra gjithashtu deklaruan se nuk do të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s