• e hënë, 14 tetor 2024

Zgjedhen 12 anëtarët e jurisë për gjykimin kundër Trampit

Zgjedhen 12 anëtarët e jurisë për gjykimin kundër Trampit

Nju-Jork, 19 shkurt 2024 (MIA) - Një juri prej 12 anëtarësh, shtatë burra dhe pesë gra, janë zgjedhur dje në Nju Jork për gjyqin penal ndaj ish-presidentit amerikan Donald Tramp për pagesat e bëra për të fituar heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie seksuale me të.

Juria do të shqyrtojë akuzat se presidenti i 45-të bëri një komplot në vitin 2016, pak përpara fillimit të fushatës së tij të suksesshme presidenciale, për të fshehur pagesat me para për dy grate, të cilat pretendojnë se kishin marrëdhënie jashtëmartesore me të.

Prokurorët pohojnë se Tramp u përpoq të fshihte informacione komprometuese rreth jetës së tij private nga votuesit amerikanë, pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Por Trampin, i cili ka mbajtur postin e presidentit nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe pritet të jetë kandidat i republikanëve në zgjedhjet e 5 nëntorit të këtij viti, i ka mohuar të gjitha 34 akuzat për krime në padinë e ngritur kundër tij një vit më parë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me katër vjet burg.

Anëtari i Gjykatës së Lartë të Nju-Jorkut, Huan Merçan deklaroi se hapja e argumenteve në këtë çështje mund të fillojë të hënën në mëngjes në një gjyq që mund të zgjasë gjashtë javë.

Përzgjedhja e jurisë pasoi heqjen e dy nga 7 anëtarët e jurisë, që u zgjodhën të martën. Një anëtare e përzgjedhur për jurinë gjyqësore u tërhoq pasi ngriti dyshime nëse do të ishte në gjendje të vepronte me paanshmëri dhe drejtësi. I dyti u hoq pasi nuk u paraqit në gjykatë për të qartësuar disa nga përgjigjet e dhëna gjatë pyetjeve të drejtuara më herët. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR