• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zelenskin e mbështesin 67 për qind e ukrainasve, por më i besueshëm është gjenerali Zaluzhni

Zelenskin e mbështesin 67 për qind e ukrainasve, por më i besueshëm është gjenerali Zaluzhni

Kiev, 9 korrik 2025 (MIA) - Shumica e ukrainasve besojnë se SHBA do të vazhdojë me dërgimin e armëve në Ukrainë, edhe pse me kufizime. Njëkohësisht, besimi i qytetarëve tek udhëheqësit ushtarak vendor dhe politik mbetet i lartë, por besimi në efikasitetin e strategjisë negociatore të Ukrainës është në rënie. Kjo u tregua në sondazhin më të ri të mendimit publik të zbatuar më 4 dhe 5 korrik të vitit 2025 nga agjencia "Rejting grup" në një mostër prej 1.000 të anketuarve nga të gjitha rajonet e Ukrainës, përveç territoreve të pushtuara përkohësisht dhe zonave pa rrjet celular.

Shumica e ukrainasve, tregon anketa, besojnë se SHBA do të vazhdojë me dërgimin e armëve. Vetëm tetë për qind e ukrainasve besojnë se SHBA më nuk do të dërgojë asnjë ndihmë ushtarake. Në kundërshtim me këtë, 11 për qind besojnë se dërgesat do të vazhdojnë me vëllim të plotë. Numri më i madh i të anketuarve, 53 për qind, presin që ndihma të jetë "e pjesshme", ndërsa një e katërta presin vetëm nivel minimal të mbështetjes amerikane.

Vlerësimi i punës së ekipit negociator ukrainas u përkeqësua muajin e kaluar. Në qershor, 48 për qind e të anketuarve kanë besuar se negociatorët "po bëjnë gjtihçka që munden" për të arritur paqe, por në korrik kjo përqindje ra në 36 për qind.

Megjithatë, besimi tek presidenti Volodimir Zelenski mbetet i qëndrueshëm - mbi 60 për qind etë anketuarve besojnë se ai personalisht po bën përpjekje maksimale për përfundimin e luftës.

Nivel më të lartë të besimit mes qytetarëve ukrainas gëzojnë liderët ushtarak dhe politik që lidhen me mbrojtjen e vendit. Sipas të dhënave të hulumtimit, gjenerali Valerij Zaluzhni ende është personi publik më i besueshëm, edhe krahas faktit se ai më nuk e mban detyrën e komandantit suprem.

Valeri Zaluzhni 73 për qind

Volodimir Zelenski 63 për qind

Kiril Budanov 56 për qind

Oleksander Sirski 41 për qind

Denis Shmigal 25 për qind

Hulumtimi është realizuar me metodën e intervistës telefonike me ndihmën e kompjuterit (CATI) dhe përfshin popullatën më të moshuar të Ukrainës në të gjitha rajonet përveç në Krime, Donbas dhe territoret pa rrjet celular ukrainas.   

Rezultatet janë përfaqësuese sipas moshës dhe gjinisë së të anketuarve, llojit të vendbanimit dhe janë të peshuara sipas të dhënave aktuale nga Shërbimi Shtetëror i Statistikave të Ukrainës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR