Zelenski vendosi ta dëbojë ambasadorin gjeorgjian në Ukrainë
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot deklaroi se do ta dëbojë ambasadorin gjeorgjian në shenjë proteste për shkak të ish presidentit gjeorgjian, Mihail Saakashvili, po ashtu shtetas ukrainas, i cili dukej mjaftë i lodhur në gjykimin e tij në Tbilisi.
- Post By Besnik Shuki
- 22:03, 3 korrik, 2023
Kiev, 3 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot deklaroi se do ta dëbojë ambasadorin gjeorgjian në shenjë proteste për shkak të ish presidentit gjeorgjian, Mihail Saakashvili, po ashtu shtetas ukrainas, i cili dukej mjaftë i lodhur në gjykimin e tij në Tbilisi.
"Sot kërkova nga Ministria e Punëve të Jashtme ta ftojë ambasadorin gjeorgjian, ta njoftojë për protestën tonë dhe të kërkojë nga ai që ta braktis Ukrainën në afat prej 48 orëve, ka shkruar Zelenski në rrjetet sociale.
Disa televizione gjeorgjiane sot publikuan fotografi nga Saakashvili, të cilat tregojnë se ai shumë është dobësuar.
"Një njeri absolutisht i pafajshëm mbahet në burg", tha Saakashvili, të cilit i gjykohet për "keqpërdorim të pozitës", akuzë të cilën ai e mohon.
Mjekët e tij thanë se ai, njeri që ka peshuar 115 kilogramnë para arrestimit, ka humbur rreth 60 kilogramë në burg dhe se vuan nga helmimet me metale të rënda dhe humbjen e peshës.
Saakashvili e ka udhlëhequr Gjeorgjhinë nga viti 2004 deri vitin 2013, para se të ikë në ekzil. Më së shumti ka jetuar në Ukrainë, ku ka marrë shtetësi dhe ka qenë politikisht aktiv.
Ai është kthyer në Gjeorgji para zgjedhjeve lokale në fillim të tetorit të viti 2021, por menjëherë është arrestuar.
Ai pastaj filloi grevë 50-ditore në shenjë proteste për shkak të kushteve në burg dhe për këtë shkak është hospitalizuar. bsh/
Foto: Telegram