Zelenski: Ukraina vendos viza për rusët
- Post By Fami Bajrami
- 19:54, 17 qershor, 2022

Kiev, 17 qershor 2022 (MIA)- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka njoftuar sot se vendi i tij ka për qëllim të vendos viza për rusët nga 1 korriku.
“Ukraina vendos regjim vizash për qytetarët e Federatës ruse”, ka njoftuar Zelenski në kanalin e tij të aplikacionit Telegram.
Ai ka thënë se rregulli i ri do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm.