Zelenski: Ukraina nuk do të pranojë një "konflikt të ngrirë" me Rusinë
- Ukraina nuk do të pranojë një "konflikt të ngrirë" me Rusinë, tha sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, raportojnë mediat ukrainase.
- Post By Sara Ademi
- 20:14, 12 korrik, 2023

Kiev, 12 korrik 2023 (MIA) - Ukraina nuk do të pranojë një "konflikt të ngrirë" me Rusinë, tha sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, raportojnë mediat ukrainase.
Ai konfirmoi se Kievi i ka vendosur vetes synimin për të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara të Ukrainës.
"Ne duam të kthejmë tokat tona, të rivendosim sigurinë në territorin tonë, të sigurojmë kthimin e njerëzve që u detyruan të largohen nga vendi dhe të ndëshkojmë të gjitha krimet e forcave të armatosura ruse", theksoi Zelenski në Vilnius pas përfundimit të takimit në samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë.
Ai shtoi se kjo do të jetë fitore,ndërsa siç theksoi "konflikti i ngrirë nuk është fitore". sa/