Zelenski: Ukraina në mënyrë aktive përgatit takime të reja, negociata dhe marrëveshje me partnerët
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, sot kumtoi se vendi i tij për momentin në mënyrë aktive përgatit takime, marrëveshje dhe negociata me partnerët e tij.
- Post By Sara Ademi
- 08:32, 26 shkurt, 2025

Kiev, 26 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, sot kumtoi se vendi i tij për momentin në mënyrë aktive përgatit takime, marrëveshje dhe negociata me partnerët e tij.
"Do të ketë edhe zgjidhje tjera. Tani në mënyrë aktive përgatisim takime, marrëveshje, negociata. Ukraina duhet të jetë e fortë për të funksionuar diplomacia falë kësaj fuqie. Tani ka shumë diplomaci, ndërsa ngjarjet vetëm do të përshpejtohen", njoftoi Zelenski në video-fjalimin e rregullt të mbrëmjes për kombin, transmetoi Ukrinform.
Sipas Zelenskit, disa formate speciale përgatiten me partnerët. Siç është theksuar, ekipi ukrainas, gjithashtu, tani filloi me punë në premtimet që partnerët i dhanë në Samitin për mbështetje të Ukrainës në Kiev.
"Ekipi ynë tani filloi të punojë në lidhje me atë që partnerët tanë premtuan dje në Kiev, në Samitin për mbështetje të Ukrainës. Më shumë se 40 pjesëmarrës të samitit onlajn dhe oflajn: liderë, përfaqësues tjerë të vendeve, organizatave ndërkombëtare. Një takim i veçantë në format me vendet baltike dhe nordike, si dhe takimi i liderëve të Grupit shtatë", theksoi presidenti ukrainas.
Ai falënderoi të gjithë, të cilët, siç tha, ishin vërtetë parimor të hënën, në përvjetorin e tretë nga fillimi i pushtimit të plotë rus.
"Ndërsa ne në Ukrainë vlerësojmë atë se partnerët tanë janë të gatshëm jo vetëm të vazhdojnë, por edhe ta rrisin mbështetjen për vendin dhe popullin tonë, që më shpejtë të arrijmë paqe të drejtë, që do të garantojë të mos përsëritet më agresioni", theksoi Zelenski.
Ukrinform, përkujtoi se më shumë se 40 liderë të shteteve, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare të hënën morën pjesë në samitin "Mbështetja për Ukrainën", në Kiev. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s