Zelenski: Ukraina e mbron edhe Hungarinë; Orban: Sigurinë e Hungarisë e garanton NATO
- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban iu përgjigj ashpër deklaratave të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski i cili e akuzoi atë në një intervistë se “mbështet Putinin” duke bllokuar negociatat e inkuadrimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian. Zelenski tha se nuk kishte ndërmend të lëshojë pe ndaj Budapestit, ku Orbani u përgjigj se Ukraina nuk e mbron Hungarinë dhe se Budapesti nuk i detyrohet për asgjë, raporton Euronjuz.
- Post By Fami Bajrami
- 14:20, 5 nëntor, 2025
Kiev/ Budapest, 5 nëntor 2025 (MIA) – Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban iu përgjigj ashpër deklaratave të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski i cili e akuzoi atë në një intervistë se “mbështet Putinin” duke bllokuar negociatat e inkuadrimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian. Zelenski tha se nuk kishte ndërmend të lëshojë pe ndaj Budapestit, ku Orbani u përgjigj se Ukraina nuk e mbron Hungarinë dhe se Budapesti nuk i detyrohet për asgjë, raporton Euronjuz.
Në një intervistë të publikuar dje, Zelenski argumentoi se Hungaria duhet të mbështesë mbrojtjen e Evropës nga Ukraina në vend që të kërkojë lëshime.
“Nuk mendoj se duhet t’i ofroj diçka Viktor Orbanit”, tha Zelenski.
“Mendoj se Viktor Orbani duhet t’i ofrojë diçka Ukrainës e cila po mbron të gjithë Evropën nga Rusia madje edhe tani, gjatë kësaj kohë lufte, nuk kemi marrë asnjë mbështetje prej tij, mbështetje për vizionin tonë të jetës”, shtoi presidenti ukrainas.
Përgjigja e Orbanit erdhi menjëherë pas publikimit të intervistës. Kryeministri hungarez hodhi poshtë sugjerimin se vendi i tij i ka borxh diçka Kievit.
“Ukraina nuk e mbron Hungarinë nga askush ose nga asgjë. Ne nuk e kërkuam dhe as nuk do ta kërkojmë. Siguria e Hungarisë garantohet nga kapacitetet tona mbrojtëse kombëtare dhe NATO-s, anëtare e së cilës nuk është Ukraina”, tha Orbani.
Ai tha se Hungaria deri më tani ka ofruar afër 200 milionë euro ndihmë humanitare dhe vazhdon të furnizojë vendin e shkatërruar nga lufta me gazin dhe energjinë elektrike.
Foto: EPA