• e diel, 22 dhjetor 2024

Zelenski: Ukraina do t'u përgjigjet sulmeve ruse në Detin e Zi

Zelenski: Ukraina do t'u përgjigjet sulmeve ruse në Detin e Zi

Kiev, 8 gusht 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se Ukraina do të luftojë kundër Rusisë në Detin e Zi, për të garantuar se ujërat e saj të mos bllokohen dhe që vendi të mund të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera.

"Nëse Rusia vazhdon të dominojë në Detin e Zi, jashtë territorit të saj, përsëri të na bllokojë ose të na bombardojë, të lëshojë raketa në portet tona, Ukraina do të bëjë të njëjtën gjë. Kjo është mbrojtje e drejtë e aftësive tona, në çdo korridor. Ne nuk kemi aq shumë anije. Megjithatë, (rusët) duhet të kuptojnë qartë se deri në fund të luftës do të kenë zero anije, zero”, tha Zelenski në një video të postuar në faqen e internetit të presidencës ukrainase.

Në  brifing me gazetarë nga vendet e Amerikës Latine, Zelenski i bëri thirrje Rusisë të ndalojë lëshimin e raketave dhe dronëve në portet e Ukrainës dhe të lejojë tregtinë. Nuk është e qartë se kur u zhvillua ky brifing në zyrën e tij në Kiev.

Rusia i bllokoi portet ukrainase të Detit të Zi në fillim të pushtimit të vendit në shkurt të vitit 2022. Bllokada po mbyt ekonomikisht Ukrainën, pasi para luftës ekonomia e saj bazohej kryesisht në eksporte, kryesisht çeliku dhe drithërat. qa/ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR