• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Ukraina do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të KB-së për shkak të sulmeve ruse

Zelenski: Ukraina do të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të KB-së për shkak të sulmeve ruse

Varshavë, 8 korrik 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski  sot deklaroi se Ukraina do të kërkojë mbledhje Këshillit të Sigurimit të KB-së në lidhje me sulmet e sotme të armatës ruse ndaj Ukrainës, ku humbën jetën të paktën 29 persona, ndërsa dhe u dëmtua një spital për fëmijë. 

Zelenski theksoi se Ukraina do të formojë një "legjion të ri" në territorin polak dhe u bëri thirrje të gjithë ukrainasve që jetojnë jashtë vendit t'i bashkohen. 

 Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se askush nuk mund të flasë për paqen në Ukrainë pa pjesëmarrjen e Kievit, duke shtuar se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Polonisë në qëllimin e saj për t'u bërë anëtare e NATO-s.

 Zelenski dhe TuskusSot në Varshavë nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për garancitë e sigurisë, e cila është dokumenti i 21-të i lidhur në fushën e sigurisë midis Ukrainës dhe partnerëve të saj.

Paraprakisht, Ukraina tashmë kishte nënshkruar  marrëveshje të ngjashme me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Kanadanë, Japoninë, Bashkimin Evropian si institucion dhe vende të tjera. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR