• e martë, 29 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Ukraina dhe SHBA-ja punojnë në mënyrë produktive në marrëveshje ekonomike

Zelenski: Ukraina dhe SHBA-ja punojnë në mënyrë produktive në marrëveshje ekonomike

Kiev, 24 shkurt 2025 (MIA) – Ukraina dhe SHBA-ja punojnë në mënyrë produktive në marrëveshjen ekonomike e cila është në qendër të përpjekjeve që t’i jepet fund luftës ruse në vend, deklaroi presidenti ukrainas Volodomir Zelenski. 

Zelenski këtë e ka thënë sot në Kiev gjatë video-konferencës në të cilën foli para liderëve të vendeve të G7, duke përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Tramp. 

Presidenti ukrainas ua përsëriti liderëve të G7 se edhe Evropa edhe Ukraina duhet të marrin pjesë në procesin paqësor. 

Zelenski mori pjesë në takim në videokonferencën e G7 së bashku me kryeministrin kanadez Xhastin Trudo, i cili sot është për vizitë në Kiev dhe vendi i të cilit mban presidencën e radhës të G7 këtë vit. Në videokonferencë mori pjesë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lejen, e cila po ashtu po qëndron në Kiev.

Pas takimit, Zelenski e përshkroi si sinjal shumë të rëndësishëm për mbështetje për Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ai tha se takimi ishte produktiv. 

Në takim, i cili u mbajt përmes video-konferencës nga Dhoma Ovale e Shtëpisë së Bardhë, përveç presidentit amerikan Donald Tramp, mori pjesë edhe presidenti i francez Emanuel Makron i cili është për vizitë në vend. Në takim përmes një video-konference morën pjesë edhe liderët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë. 

Pas takimit, Makroni e përshkroi si të shkëlqyeshëm. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR