• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Zelenski: Ukraina dhe Polonia janë në gjendje t'i tejkalojnë dallimet

Zelenski: Ukraina dhe Polonia janë në gjendje t'i tejkalojnë dallimet

Kiev, 22 janar 2024 (MIA) - Ukraina dhe Polonia janë në gjendje t'i zgjidhin çështjet problematike në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe protestat e kufijve polak, deklaroi sot presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski, pas takimit në Kiev me kryeministrin polak Donald Tusk.

Mediat britanike përkujtojnë se në muajt e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kievit dhe Varshavës u përkeqësuan në kontekst të bllokadës kufitare të shoferëve polak të kamionëve, që paraqet kërcënim për rritjen ekonomike të Ukrainës.

"Diskutuam me kryeministrin se të gjitha çështjet problematike ekzistuese mund të zgjidhen në nivel të qeverive dhe së shpejti të fillojmë të punojmë në këtë drejtim", tha Zelenski  në konferencën e përbashkët për shtyp me Tusk pas bisedave të tyre në kryeqytetin ukrainas.

Kryeministri polak, sërish, deklaroi se të dy vendet janë të gatshme të përfundojnë bisedimet për investimet në prodhimtarinë e përbashkët të armëve dhe municionit. Ai theksoi se Polonia dhe Ukraina kanë qëndrime të përbashkëta për ngjarjet në kufij të cilat e pengojnë transportin e mallrave. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR