• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Ukraina është e gatshme për negociata të drejtpërdrejta paqesore me Rusinë

Zelenski: Ukraina është e gatshme për negociata të drejtpërdrejta paqesore me Rusinë

Kiev, 22 prill 2025 (MIA) -  Ukraina është e gatshme për negociata të drejtpërdrejta paqesore me Rusinë pas vendosjes së armëpushimit, deklaroi sot presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski. Deklarata e tij vjen një ditë pasi presidenti rus Vlladimir Putin shprehu gatishmërinë për negociata me të njëjtat kushte.

“Ne jemi gati të ulemi (në tryezën e negociatave) në çdo format pas armëpushimit”, tha Zelenski në konferencë për shtyp.

Në këtë moment, SHBA-ja po zhvillon bisedime paralele me Kievin dhe Moskën për t'i dhënë fund luftës.

Zelenski shtoi se dëshiron të takohet me presidentin amerikan, Donald Tramp në Vatikan, ku dy liderët do të marrin pjesë në funeralin e Papa Françeskut të shtunën.

"Po, do të doja, jam gati. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për takime me partnerët tanë amerikanë”, tha presidenti ukrainas.

Marrëdhëniet midis Kievit dhe administratës së re në Uashington janë tensionuar, ndërsa takimi i fundit midis Zelenskit dhe Tramp në shkurt u shënua me tensione verbale. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR