• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zelenski udhëtoi drejt Berlinit për bisedime me liderët evropianë para samitit SHBA-Rusi

Zelenski udhëtoi drejt Berlinit për bisedime me liderët evropianë para samitit SHBA-Rusi

Berlin, 13 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot do të ndodhet në Berlin që personalisht të marrë pjesë në video-konferencën e takimit konsultues për takimin e radhës në Alaskë mes presidentit rus Vlladimir Putin me presidentin amerikan, Donald Tramp, lajmëroi DPA.

Zelenski pritet të arrijë në kryeqytetin gjerman rreth mesditës, merr vesh DPA nga burime qeveritare, ndërsa kancelari Fridrih merc do ta presë në kabinetin e tij të punës.

Lidhjet video-konferenciale me liderët evropianë u inicuan mu nga merci, me qëllim që të vendoset pozicion i përbashkët me Trampin para takimit të tij me Putinin, të premten, në Enkorixh, lajmëroi agjencia gjermane.

Plani është që aleatët evropianë me Zelenskin të bisedojnë në orën 14. Së bashku me Mercin, në takim do të marrin pjesë liderët e Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Polonisë dhe Finlandës, si dhe kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen, kreun e Këshillit të Evropës, Antonio Koshta dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.

Rreth një orë më vonë, do të mbahet diskutimi i dytë me Trampin dhe nënpresidentin e SHBA-së, XH.D. Vens.

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR