• e enjte, 04 dhjetor 2025

Zelenski u bëri thirrje partnerëve perëndimorë të ndërmarrin masa më të rrepta kundër keqpërdorimit të komponenteve të huaja në dronët dhe raketat ruse

Zelenski u bëri thirrje partnerëve perëndimorë të ndërmarrin masa më të rrepta kundër keqpërdorimit të komponenteve të huaja në dronët dhe raketat ruse

Kiev, 1 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski u bëri thirrje partnerëve perëndimorë të ndërmarrin masa më të rrepta kundër shitjes së komponenteve të ndaluara elektronike për dronë luftarak dhe raketa Rusisë, kumtoi DPA, duke iu referuar video-fjalimit të tij të djeshëm.

Zelenski tha se ka biseduar me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së në Kiev, duke iu treguar pjesë të dronëve dhe raketave të rrëzuara luftarake ruse.

"Asnjëra nga këto raketa apo dronë Shahed nuk mundi të krijohet pa komponente nga vende të tjera të marra në Rusi përmes skemave të ndryshme për funrizim", tha presidenti ukrianas. "Çdo skemë e tillë për furnizim duhet të bllokohet dhe kjo varet nga partnerët tanë", shtoi ai.

Specialistët ukrainas kohë më parë gjetën shumë komponente elektronike nga ina në dronë luftarak rusë të prodhuar në Iran.

Pekini nuk merr pjesë në sanksionet teknologjike kundër aleatit të bet, Moskës, vëren DPA. Megjithatë, komponente nga vende evropiane apo SHBA-ja ndodhen edhe në shumë armë ruse, edhe pse eksporti i tyre në Rusi është i ndaluar. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR