• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zelenski: Tymi në urën e Krimesë është dëshmi se krimet ruse nuk do të mbeten pa përgjigje

Zelenski: Tymi në urën e Krimesë është dëshmi se krimet ruse nuk do të mbeten pa përgjigje

Kiev, 14 gusht 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se  pajisjet e djegura ruse dhe tymi në urën në Krime janë dëshmi se asnjë krim i Rusisë nuk do të mbetet pa përgjigje.

"Çdo pushtues i shkatërruar, të gjitha pajisjet ruse të djegura, zjarre në shtabet dhe magazinat e tyre, tymi shumë i dukshëm në urën e Krimesë dhe jo vetëm kaq, e gjithë kjo është dëshmi se ne nuk do të lëmë asnjë krim të vetëm të Rusisë pa përgjigje", tha Zelenski në një video-mesazh në profilin e tij në Fejsbuk, raportojnë agjencitë.

Ministria ruse e Mbrojtjes të shtunën njoftoi se Ukraina u përpoq të sulmonte urën në Krime me një version të modifikuar të raketës S-200, por që raketa është rrëzuar dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm. qa/ar/

 Foto: Skrinshot nga Fejsbuku

QËNDRONI TË LIDHUR