• e shtunë, 22 shkurt 2025

Zelenski: Trampi nuk ka plan t'i japë fund luftës

Zelenski: Trampi nuk ka plan t'i japë fund luftës

Kiev, 7 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski mbrëmë deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp nuk ka plan zyrtar për dhënien fund të luftës ruse kundër Ukrainës dhe shtoi se është i gatshëm për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin pasi të arrihet mirëkuptim për përfundimin e luftës, transmetuan mediat ukrainase. 

“Kuptohet, SHBA-ja, presidenti Tramp dhe vendet e Bashkimit Evropian besojnë se diplomacia është e pamundur pa Rusinë, pa Putinin. Dhe për këtë thash: Jam i gatshëm nëse kemi mirëkuptim për atë si të përfundojë kjo luftë”, u tha Zelenski gazetarëve në Kiev. 

Kur bëhet fjalë për Trampin, Zelenski theksoi se ende nuk ka plan zyrtar dhe se është i sigurt se ajo që është publikuar në disa media nuk është plan zyrtar i presidentit amerikan, njoftoi Kiev Indipendent. 

Zelenski theksoi se ka mirëkuptim për drejtimin e planit, pasi bisedoi për disa detaje me përfaqësuesit amerikanë para inaugurimit të Trampit. 

“Ekipet tona do të punojnë bashkë, nuk mund të ketë plan të ndarë nga askush, madje as nga SHBA-ja. Të presim bisedime zyrtare dhe rezultate zyrtare”, tha Zelenski.

Sipas mediave, plani i SHBA-së do të prezantohet në Konferencën e Sigurisë në Munih, që do të mbahet prej 14 deri 16 shkurt, por i dërguari i Trampit për Ukrainën, Kit Kelog, e mohoi këtë, duke bërë të ditur se Trampi i pari do ta prezantojë planin, pa dhënë kornizë kohore. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR