• e mërkurë, 28 gusht 2024

Zelenski: Testuam me sukses raketën e parë balistike ukrainase

Zelenski: Testuam me sukses raketën e parë balistike ukrainase

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski sot deklaroi se Ukraina ka testuar me sukses raketën e saj të parë balistike.

"Mund të jetë shumë herët për të folur për këtë, por dua ta ndaj këtë me ju", theksoi Zelenski në Forumin e pavarësisë së Ukrainës 2024 që po mbahet në Kiev.

Ai përgëzoi industrinë e mbrojtjes ukrainase për projektin, por nuk zbuloi detaje për raketën. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR