Zelenski: Tashmë pesë ditë Ukraina po i zmbraps kundërsulmet ruse në rajonin e Kurskut
- Forcat ukrainase tashmël pesë ditë kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të depërtuar vijat e betejës në rajonin e Kurskut, në perëndim të Rusisë, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, cituar nga mediat britanike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:59, 14 tetor, 2024
Kiev, 14 tetor 2024 (MIA) - Forcat ukrainase tashmël pesë ditë kanë zmbrapsur përpjekjet ruse për të depërtuar vijat e betejës në rajonin e Kurskut, në perëndim të Rusisë, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, cituar nga mediat britanike.
Ai në kanalin Telegram ka shkruar se forcat ukrainase i mbajnë fort pozicionet e tyre dhe u kundërpërgjigjen sulmeve.
Ukraina dërgoi trupa në rajonin rus në gusht në ndërhyrjen ndërkufitare që nga fillimi i luftës, raportuan mediat britanike.
Foto: Arkivi i MIA-s