• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski të hënën do të udhëtojë në Uashington

Zelenski të hënën do të udhëtojë në Uashington

Kiev, 16 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të udhëtojë për në Uashington të hënën për bisedime me presidentin e SHBA-së Donald Tramp, njoftoi Zelenski në Telegram pas telefonatës së sotme me Trampin, raportoi DPA.

Zelenski tha se kishte folur më parë në telefon me Trampin për më shumë se një orë e gjysmë, pasi presidenti amerikan u takua me udhëheqësin rus Vladimir Putin në Alaska mbrëmë.

"Të hënën do të diskutojmë të gjitha detajet në lidhje me përfundimin e vrasjeve dhe luftës", tha Zelenski, duke shtuar se ishte "mirënjohës për ftesën". sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR