• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Sulmi ndaj Kievit është më i rëndi që prej fillimit të luftës, Rusia përdori mbi 440 dronë

Zelenski: Sulmi ndaj Kievit është më i rëndi që prej fillimit të luftës, Rusia përdori mbi 440 dronë

Kiev, 17 qershor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se Kievi gjatë natës është goditur nga një prej sulmeve më të rënda që prej fillimit të luftës, përderisa Rusia përdori mbi 440 dronë dhe 32 raketa në ofenzivën masive.

Zelenski kumtoi në "X" se janë sulmuar edhe rajonet Odesa, Zaporozhje, Çernigov, Zhitomir, Kirovgrad, Nikollaev dhe Kiev.

Ndërtesat në tetë rajone në Kiev janë dëmtuar, ndërsa ekipet shpëtimtare kërkojnë të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesës banesore.

"Ende nuk është e qartë se sa njerëz janë zënë rob. Rusët shskatërruan tërë një pjesë të ndërtesës", tha Zelenski.

Sipas të dhënave të momentit, së paku 15 persona janë vrarë, ndërsa 75 janë lënduar.

"Të gjithë të lënduarit po e marrin ndihmën e nevojshme", shtoi presidenti ukrainas.

Zelenski sulmet i quajti "terrorizëm të pastër" dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë, përfshiurë SHBA-në dhe BE-në, të reagojnë në mënyrë më të vendosur.

"(Presidenti rus Vlladimir) Putin po e vazhdon luftën sepse beson se mund t'ia lejojë vetes. Bota nuk guxon të bëhet e verbër. Terroristët duhet t'i bartin pasojat, dhe jo civilët e pafajshëm", tha Zelenski. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR