• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Sulmet ndaj infrastrukturës ruse janë kryer me raketa të prodhuara në Ukrainë

Zelenski: Sulmet ndaj infrastrukturës ruse janë kryer me raketa të prodhuara në Ukrainë

Kiev, 6 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot deklaroi se sulmet e armatës ukrainase ndaj infrastrukturës ruse gjatë ditëve të kaluara janë kryer me raketa të prodhuara në vend.

"Me rëndësi është të kuptohet se gjatë ditëve të kaluara Ukraina po shfrytëzon ekskluzivisht prodhime ukrainase", tha Zelenski në brifing në Kiev, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Ukraina i ka përdorur raketat e veta të reja "Flamingo" me rreze veprimi të gjatë kundër caqeve ruse.

Ai shtoi se nuk janë prekur dërgesat e armës së prodhuar në SHBA për Ukrainën nga bllokada vijuese e pjesshme e Qeverisë federale amerikane. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR