• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski shpreson se forca e përbashkët e Ukrainës dhe Perëndimit do ta detyrojnë Rusinë për paqe

Zelenski shpreson se forca e përbashkët e Ukrainës dhe Perëndimit do ta detyrojnë Rusinë për paqe

Uashington, 18 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pas mbërritjes në Uashington deklaroi se shpreson se "forca e përbashkët" e Ukrainës me homologët e tyre amerikan dhe evropian do ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe. 

"E falënderoj presidentin amerikan për ftesën. Të gjithë njësoj duam që shpejtë dhe sigurtë të përfundojë kjo luftë", tha Zelenski në Telegram pas mbërritjes në Uashington mbrëmë vonë. 

"Dhe shpresoj që forcat tona të përbashkëta me Amerikën dhe miqt tanë evropian ta detyrojnë Rusinë të bëjë paqe të vërtetë", tha ai. 

Presidenti amerikan Donald Tramp, nga ana e tij, menjëherë pas mbërritjes në platformën e tij Truth Social i dërgoi një mesazh presidentit ukrainas se "Zelenski mund ta përfundojë luftën me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë".

"E mbani mend si filloi. Nuk ka kthim të Obamës me dorëzimin e Krimesë(12 vjet më parë, pa u gjuajtë asnjë plumb!), dhe NUK KA HYRJE NË NATO NGA ANA E UKRAINËS”, shtoi ai. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR