Zelenski shpreson se do të vazhdojë shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë deri në fund të vitit
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shprehu sot në Ankara shpresë se shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë do të rifillojë deri në fund të vitit.
Ankara, 19 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski shprehu sot në Ankara shpresë se shkëmbimi i të burgosurve me Rusinë do të rifillojë deri në fund të vitit.
"Shpresojmë ta vendosim shkëmbimin deri në fund të vitit, me qëllim kthimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve. Turqia po na ndihmon shumë në këtë proces", deklaroi Zelenski për gazetarët pas takimit me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.
Zelenski ishte sot në Turqi me qëllim ringjalljen e bisedimeve paqësore me Moskën.
Erdogan bëri thirrje për rifillimin e negociatave në Stamboll mes Rusisë dhe Ukrainës për t'i dhënë fund luftës me pasoja "shkatërruese".
Delegacionet ruse dhe ukrainase janë takuar tashmë tri herë këtë vit - në maj, qershor dhe korrik - në brigjet e Bosforit.
“Në një kohë kur efektet shkatërruese të luftës po përkeqësohen për të dyja palët, ne besojmë se bisedimet në Stamboll janë një hap i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje diplomatike”, tha presidenti turk, i cili priti homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski në Ankara.
"Mbetemi të gatshëm të diskutojmë olr propozimet me Rusinë për të aktivizuar armëpushimin dhe për të hapur rrugën për paqe të qëndrueshme", shtoi Erdogan. ls/
Foto: EPA