Zelenski shkarkoi nga detyra zëvendësshefin e tij të shtabit dhe dy shefat e administratave rajonale
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, shkarkoi Roman Mashovac nga funksioni i zëvendësshefit të kabinetit të tij.

Kiev, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, shkarkoi Roman Mashovac nga funksioni i zëvendësshefit të kabinetit të tij.
Në kumtesën nga Kabineti i Zelenskit theksohet se Roman Mashovac u emërua në funksionin e zëvendësshef i Kabinetit të Presidentit të Ukrainës më 22 shkurt të vitit 2020, raporton Ukrinform.
Përveç Mashovacit, Zelenski shkarkoi edhe shefat e administratave shtetërore rajonale të Kievit dhe Poltavës.
Janë shkarkuar Ruslan Kravçenko, shef i administratës shtetërore rajonale në Kiev dhe Filip Pronin, shef i administratës shtetërore rajonale në Poltava.
Foto: Arkivi i MIA-s