Zelenski: Sanksionet për naftën ruse dukshëm do të ndikojnë në financimin rus të luftës
- – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski i përshëndeti sanksionet e reja amerikane kundër sektorit të naftës dhe të ashtuquajturës flotë e tankerëve në hije.
- Post By Fitore Curri
- 09:50, 11 janar, 2025

Kiev, 11 janar 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski i përshëndeti sanksionet e reja amerikane kundër sektorit të naftës dhe të ashtuquajturës flotë e tankerëve në hije.
“Këto masa shkaktojnë goditje të dukshme ndaj bazave financiare të makinerisë ushtarake ruse me dëmtimin e gjithë zinxhirit të furnizimit”, tha Zelenski në platformën X.
Ai shprehu mirënjohje për sanksionet britanike të dedikuara për kompanitë ruse të naftës, duke thënë se Londra “kontribuon për dëmtimin e aftësisë së Putinit që ta financojë agresionin”.
“I vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar që t’i pengojë operacionet e flotës ruse në hije, të cilat mbeten pjesë kyçe e tregtisë së saj me naftë”, shkroi ai. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s