Zelenski: Së paku 500 fëmijë ukrainas e humbën jetën në luftë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se së paku 500 fëmijë ukrainas janë vrarë në luftën e Rusisë kundër vendit të tij. Ai këtë e deklaroi pasi që shpëtimtarët nga rrënojat e nxorrën trupin e një vajze 9-vjeçare e cila ishte vrarë gjatë sulmit rus të mbrëmshëm në qytetin qendror Dnjepër.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:54, 4 qershor, 2023
Kiev, 4 qershor 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot deklaroi se së paku 500 fëmijë ukrainas janë vrarë në luftën e Rusisë kundër vendit të tij. Ai këtë e deklaroi pasi që shpëtimtarët nga rrënojat e nxorrën trupin e një vajze 9-vjeçare e cila ishte vrarë gjatë sulmit rus të mbrëmshëm në qytetin qendror Dnjepër.
"Armët ruse të urrejtjes që po vazhdon t'i marrë dhe shkatërrojë jetët e fëmijëve ukrainas çdo ditë, vrau qindra të cilët u zhdukën prej fillimit të invazionit rus më 24 shkurt të vitit 2022", thuhet në kumtesën e presidentit ukrainas.
"Shumë prej tyre mund të bëheshin shkencëtarë, artistë, kampionë sporti të njohur për të kontribuuar për historinë ukrainase", tha ai.
Ai shtoi se është e pamundur të konstatohet numri i saktë i fëmijëve të vrarë sepse disa rajone janë nën okupimin rus.
"Duhet të qëndrojmë dhe të fitojmë në këtë luftë. E tërë Ukraina, i tërë populli ynë, të gjithë fëmijët tanë, duhet të çlirohen nga terrori rus". ab/