• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia nuk e ka vendin në Olimpiadë

Zelenski: Rusia nuk e ka vendin në Olimpiadë

Londër, 10 shkurt 2023 (MIA) - Sportistët rusë nuk e kanë vendin në Lojërat olimpike në Paris në vitin 2024, derisa zgjatë sulmi i vendit të tyre ndaj Ukrainës, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodimir zelenski në samitin virtual të përfaqësuesve sportiv nga 36 vende.

Komiteti olimpik ndërkombëtar (KON) kohë më parë kumtoi se do të sihte diskriminuese të përjashtohen sportistët rusë dhe bjellorusë nga Lojërat në Paris. KON dëshiron që sportistët rusë dhe bjellorusë të garojnë so neutral dhe pa simbole shtetërore, ndërsa turnetë kualifikuese n[ë disa gara tashmë kanë filluar.

"Derisa Rusia vran dhe terrorizon, përfaqësuesit e shtetit terrorist nuk kanë vend të tyre në garat sportive dhe olimpike. Dhe kjo nuk mund të mbulohet me ndonjë neutralitet apo flamur të bardhë, sepse Rusia tani është vend i cili ka ndyrë gjithçka me gjak, madje edhe flamurin e bardhë", tha Zelenski.

Ministri ukrainas i sportit, Vadim Gutsajt, i cili është edhe kryetar i Komitetit olimpik të Ukrainës, tha se vendi i tij mund t'i bojkotojë lojërat në Paris, së bashku me disa vende të tjera evropiane, të cilat gjithashtu bënë thirrje që të konfirmohet ndalesa.

Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia janë kundër pjesëmarrjes së Rusisë dhe Bjellorusisë, ndërkaq iu bashkangjitën edhe Komitetet olimpike të Dnaimarkës, Finlandës, Islandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Prefektja e parisit, An Idalgo deklaroi se është kundër pjesëmarrjes së sportistëve rusë në Lojërat në vitin 2024, derisa zgjatë lufta në Ukrainë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR