Zelenski: Rusia ka sulmuar një pikë karburanti në rajonin e Odesës
- Presidenti ukrainas sot deklaroi se Rusia ka sulmuar një pikë karburanti në rajonin jugor të Odesës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:07, 20 gusht, 2025
Kiev, 20 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas sot deklaroi se Rusia ka sulmuar një pikë karburanti në rajonin jugor të Odesës.
"Të gjitha këto sulme janë demonstrative dhe vetëm konfirmojnë nevojën për të ushtruar presion mbi Moskën, për vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të reja derisa diplomacia të japë rezultate të plota", ka shkruar Volodimir Zelenski në "Iks".
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin sulmuar infrastrukturën portuale të përdorur për të furnizuar forcat ukrainase me karburant. Në kumtesë nuk është theksuar cili port.
Ushtria ruse, gjithashtu, bëri të ditur se forcat e saj kishin pushtuar qytetet Novogeorgievka në rajonin e Dnepropetrovsk dhe Pankovka dhe Suheskoe në Donjeck.
Foto: EPA