Zelenski: Rusia humbi 38.000 ushtarë në rajonin e Kurskut
- Rusia pësoi humbje të konsiderueshme në pesë muajt e fundit nga luftimet me forat ukrainase në rajonin rus të Kurksut, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në fjalimin e djeshëm.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:49, 7 janar, 2025
Kiev, 7 janar 2025 (MIA) - Rusia pësoi humbje të konsiderueshme në pesë muajt e fundit nga luftimet me forat ukrainase në rajonin rus të Kurksut, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në fjalimin e djeshëm.
"Në operacionin në Kursk, armiku tashmë humbi 38.000 uhstarë vetëm në këtë drejtim, prej të cilëve rreth 15.000 janë humbje të pakthyeshme", pohon Zelenski.
Ai shtoi se forcat ukrainase krijuan tampon-zonë në rajonin Kursk dhe se përparimi i tyre e ka parandaluar Moskën të sitemojë forca në fronte kyçe në Ukrainë.
Ukraina filloi ofenzivë në rajonin Kursk në gusht, me ç'rast mori territore, edhe pse armata ruse pohon se kanë kthyer një pjesë të konsiderueshme të tyre. Kievi deklaroi se forcatr e tij filluan ofenzivë të re, por pa shumë hollësi.
Sipas vlerësimeve të Ukrainës dhe aleatëve perëndimorë, rreth 11.000 ushtarë verikoreanë po luftojnë në rajon së bashku me forcat ruse. Moska nuk e konfirmoi dhe as nuk e demantoi këtë prani.
Dje, Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se ofanziva ukrainase është ndalur dhe se forcat kryesore janë shkatërruar afër fshatit Berdin. ab/
fotо: arkivi