Zelenski: Rusia filloi ofensivë të re në rajonin Harkov
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski konfirmoi se Rusia ka filluar ofensivë të re në rajonin Harkov.
- Post By Besnik Shuki
- 16:20, 10 maj, 2024
Kiev, 10 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski konfirmoi se Rusia ka filluar ofensivë të re në rajonin Harkov.
"Rusia ka filluar valë të re të aksioneve ofensive në drejtim të Harkovit. Mbrojtësit tanë i kanë pritur me forca tokësore, brigada dhe artileri", tha Zelenski në konferencë për shtyp në Kiev, duke shtuar se rusët do të mund të dërgojnë më shumë forca për përkrahje të depërtimit në verilindje.
Forcat ruse sot filluan ofensivë tokësore me autoblinda në afërsi të Harkovit, qytet i dytë sipas madhësisë në Ukrainë në verilindje, dhe kanë arritur përparim të kufizuar. Kjo ka hapur front të ri të luftës afatgjate që po zhvillohet në lindje dhe në jug. bsh/
Foto: EPA