• e hënë, 23 dhjetor 2024

Zelenski: Rusia do të vendosë trupa koreanoveriore në zonat luftarake deri më 28 tetor

Zelenski: Rusia do të vendosë trupa koreanoveriore në zonat luftarake deri më 28 tetor

Kiev, 25 tetor 2024 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, deklaroi sot se Rusia do t’i sjellë trupat koreanoveriore në zonat luftarake tashmë nga 27 deri më 28 tetor. 

“Sipas informacioneve të inteligjencës, Rusia do të vendosë njësinë e parë koreanoveriore në operacione luftarake nga 27 deri më 28 tetor. Ky është një hap i dukshëm përshkallëzues nga Rusia, i cili është domethënës, për dallim me të gjithë dezinformatat që janë dëgjuar shumë në Kazan këto ditë”, shkroi Zelenski në platformën X pasi dëgjoi një raport nga komandanti suprem i forcave të armatosura. Ukrainë, Aleksander Sirski, për situatën në front.

Ai theksoi se bota qartë e sheh se çka në të vërtetë dëshiron Rusia, ndërsa ai është vazhdimi i luftës. “Për këtë është i nevojshëm reagim parimor dhe i fuqishëm i liderëve botërorë”, theksoi presidenti ukrainas.

Sipas tij, për pjesëmarrjen e vërtetë të Koresë së Veriut në armiqësitë duhet të përgjigjet “jo me sy të mbyllura dhe komente të paqarta”, por në formë të presionit të prekshëm edhe ndaj Moskës edhe ndaj Phenianit të harmonizohen me Konventën e KB-së dhe dënimet për përshkallëzim. 

Duke e komentuar operacionin ukrainas në rajonin Kursk, Zelenski theksoi se zona tampon në territorin rus e mbron Ukrainën nga përpjekjet e Rusisë që ta zgjerojë luftën në lindje të vendit dhe siguron humbje të rëndësishme ruse. fc/

Fotografia: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR