Zelenski: Rusia është kërcënim për Evropën Lindore dhe rajonin e Detit të Zi

Bukuresht, 4 prill 2022 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski kërkoi sot nga deputetët rumunë ta përforcojnë presionin me sanksionet mbi Rusinë, duke paralajmëruar se paraqet kërcënim për të gjithë Evropën Lindore dhe rajonin e Detit të Zi.
Duke u drejtuar para Parlamentit në Bukuresht përmes një video-lidhje, Zelenski potencoi se Ukrainës i nevojitet ndihmë shtesë prej aleatëve të huaj, përfshirë edhe armë, që t'i kundërshtojë forcat ruse.
"Ukraina nuk është caku i fundit i agresionit rus. Fati i Evropës Lindore dhe rajonit të Detit të Zi për momentin po zgjidhet në Ukrainë, theksoi Zelenski.