• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Zelenski: Rusia është e gatshme të shkaktojë shpërthim në termocentralin bërthamor të Zaporozhjes

Zelenski: Rusia është e gatshme të shkaktojë  shpërthim në termocentralin bërthamor të Zaporozhjes

 Kiev, 5 korrik 2023 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një bisedë me presidentin francez Emanuel Makronin shprehu shqetësimin për shkak të qëllimit të Rusisë që të kryejë “provokime të rrezikshme” në termocentralin bërthamor Zaporozhje, i cili aktualisht është nën kontrollin e Moskës.

Centrali, më i madh në Evropë, ka qenë subjekt i shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, i cili zgjat më shumë se një vit. 

 Zelenski e theksoi nevojën për të mbajtur kontrollin maksimal mbi situatën dhe të përfshihet Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) në zgjidhjen e rreziqeve të mundshme.

 “E paralajmërova Emanuel Makronin se trupat pushtuese po përgatisin provokime të rrezikshme në centralin në Zaporozhje”, i ka thënë Zelenski presidentit francez, duke shtuar se ranë dakord ta mbajnë situatën nën kontroll maksimal së bashku me ANEB-in (Agjencinë Ndërkombëtare të  Energjisë Bërthamore.

Zelenski gjatë fundjavës u tha mediave në Kiev se "ekziston një kërcënim serioz. Rusia është teknikisht e gatshme të shkaktojë një shpërthim lokal në termocentral, që mund të çojë në çlirimin e substancave të rrezikshme në ajër”. 

 “Ne diskutojmë për të gjithë këtë me partnerët tanë në mënyrë që të gjithë të kuptojnë pse Rusia po e bën këtë dhe për këtë arsye ushtron presion politik mbi Federatën Ruse që të mos mendojë për këtë", shtoi ai. ar/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR